Ener Trade mori pjesë në ETCSEE 2026 në Budapest

Ener Trade mori pjesë në konferencën dhe panairin ndërkombëtar ETCSEE 2026, zhvilluar në Budapest të Hungarisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme të sektorit të energjisë në Europën Qendrore dhe Juglindore. Konferenca mblodhi kompani të tregtimit të energjisë, furnizues dhe prodhues, operatorë të tregut dhe të rrjeteve, institucione rregullatore, dhe investitorë dhe ekspertë të industrisë energjetike.

Në këtë aktivitet, kompania u përfaqësua nga bashkëthemeluesit Marin Gjonaj dhe Artur Micko dhe Drejtori i Shitjeve Rajonale Bledjan Boja, të cilët zhvilluan një sërë takimesh me partnerë strategjikë, bashkëpunëtorë biznesi dhe aktorë të rëndësishëm të tregut rajonal të energjisë. Ener Trade dhe ETMT Energy vijojnë strategjinë e tyre të zgjerimit dhe konsolidimit në tregjet e Ballkanit, duke synuar rritjen e pranisë rajonale dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme në sektorin energjetik.

Ndër të tjera, temat kryesore të diskutimit ishin, tregjet e energjisë elektrike dhe gazit në Europën Qendrore dhe Juglindore, integrimi i tregjeve rajonale, energjia e rinovueshme, siguria energjetike, inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi në tregtimin e energjisë, etj. Në këtë sesion, ETCSEE 2026 mblodhi mbi 650 profesionistë të industrisë dhe mbi 50 folës ndërkombëtarë, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për rrjetëzim, partneritete dhe zhvillim biznesi në sektorin energjetik.

~

Ener Trade Participated in ETCSEE 2026 in Budapest

Ener Trade participated in the ETCSEE 2026 International Conference and Exhibition, held in Budapest, Hungary, one of the most important energy sector events in Central and Southeast Europe. The conference brought together energy trading companies, suppliers and producers, market and transmission system operators, regulatory institutions, investors, and energy industry experts.

The company was represented by its co-founders, Marin Gjonaj and Artur Micko, along with Regional Sales Director Bledjan Boja, who held a series of meetings with strategic partners, business associates, and key stakeholders in the regional energy market. Ener Trade and ETMT Energy continue to pursue their strategy of expansion and consolidation across the Balkan markets, aiming to strengthen their regional presence and foster long-term partnerships within the energy sector.

Among the main topics discussed were electricity and gas markets in Central and Southeast Europe, regional market integration, renewable energy, energy security, artificial intelligence, and the digitalization of energy trading. ETCSEE 2026 brought together more than 650 industry professionals and over 50 international speakers, making it a key platform for networking, partnerships, and business development in the energy sector.

#EnerTrade #GjonajGroupHoldings #ETCSEE2026 #Budapest #Hungary

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *