Ener Trade, sponsor strategjik i Konferencës së Vjenës për Energjinë, ETCSEE 2025

Ener Trade, lider në tregtimin e energjisë në Ballkan ka mbështetur Konferencën e Energjisë për Evropën Qendrore dhe Juglindore (ETCSEE 2025) si sponsor strategjik. Bashkëthemeluesit Marin Gjonaj dhe Artur Micko morën pjesë në këtë event të rëndësishëm në Vjenë të Austrisë, që mblodhi së bashku kompanitë dhe investitorët më mëdhenj të Evropës në fushën e prodhimit dhe tregtimit të të gjitha llojeve të energjisë.
Gjatë punimeve të konferencës, z. Gjonaj dhe z. Micko u takuan me partnerë nga Europa qendrore dhe Ballkani dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimeve dhe investimeve në fushën e energjisë në rajonin tonë.
Ener Trade, një nga kompanitë më të rëndësishme të Grupit Gjonaj, është ndër furnizuesit kryesorë të besuar në Evropën Juglindore, nga Hungaria në Greqi, duke përfshirë licencat lokale përmes filialeve të saj, ETMT Energy në Hungari, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, Bullgari, Slloveni, Kosovë dhe Mali i Zi.
Ener Trade është aktive në Bursën Alpex (Shqipëri dhe Kosovë) që nga viti 2023. ETMT Kosova është anëtare e Bursës Aplex të Kosovës. Filialet, ETMT Energija Doo Slovenia, janë të pranishme me operacione në Hupx (bursa hungareze e Energjisë) dhe Ibex (bursa bullgare e energjisë). ETMT Energy North Macedonia është e pranishme në MEMO (Bursa Maqedonase e Energjisë) dhe Hupx (Bursa Hungareze e Energjisë) ndërsa së fundmi kompania Ener Trade është e pranishme me operacione në bursën malazeze të energjisë, Mepx.

***
Ener Trade, strategic sponsor of the Vienna Energy Conference, ETCSEE 2025

Ener Trade, the leading Albanian company in energy trading in the Balkans, has supported the Energy Conference for Central and Southeastern Europe (ETCSEE 2025) as a strategic sponsor. Co-founders Marin Gjonaj and Artur Micko participated in this important event in Vienna, Austria, which brought together the largest European companies and investors in the field of production and trading of all types of energy.
During the conference, Mr. Gjonaj and Mr. Micko met with partners from Central Europe and the Balkans and discussed opportunities for cooperation, exchanges and investments in the field of energy in our region.
Ener Trade, one of the most important companies of the Gjonaj Group Holdings, is among the leading trusted suppliers in Southeastern Europe, from Hungary to Greece, including local licenses through its subsidiaries, ETMT Energy in Hungary, Serbia, North Macedonia, Bosnia, Bulgaria, Slovenia, Kosovo and Montenegro.
Ener Trade has been active on the Alpex Energy Exchange (Albania and Kosovo) since 2023. ETMT Kosovo is a member of the Aplex Energy Exchange of Kosovo. The subsidiaries, ETMT Energija Doo Slovenia, are present with operations on Hupx (Hungarian Energy Exchange) and Ibex (Bulgarian Energy Exchange). ETMT Energy North Macedonia is present on MEMO (Macedonian Energy Exchange) and Hupx (Hungarian Energy Exchange) while recently the main Company, Ener Trade, is present with operations on the Montenegrin Energy Exchange, Mepx.


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *