The Chairman of the Board of Gjonaj Group Holdings, Mr. Marin Gjonaj, participated at the Western Balkans Roundtable in Brussels, invited by the American Chamber of Commerce of Albania (AmCham Albania) and the American Chamber of Commerce of Serbia. This important forum was organized by the American Chambers of the Western Balkans in cooperation with the European Commission.
In his speech, Mr. Gjonaj highlighted the importance of managing CBAM tax rules for renewable energy in sales from the Western Balkans to European Union countries. Aligning trade and industrial agreements with the EU is crucial for business in the Western Balkans. He addressed CBAM rules regarding electricity produced from renewable sources, as well as other related regulations. The CBAM coefficients for the Western Balkans and the application of EU-certified verifiers were also emphasized.
“Gjonaj Group is an Albanian enterprise operating in telecommunications and energy across the Balkans and beyond. We are interested in collaborating with the American Chambers in the region and their members in these countries. The integration of our region into the EU begins with partnerships within the Western Balkans and extends to cooperation with European business partners and the European Commission. This forum is very important for understanding CBAM regulations and clarifying investment opportunities in renewable energy production in the Western Balkans. I would like to especially thank Delphine Sallard, Senior Expert and Vice President at the European Commission for Taxes, CBAM, and Green Taxation,” Mr. Gjonaj said.
Mr. Gjonaj participated in a discussion panel with senior leaders of AmCham Kosovo, AmCham North Macedonia, AmCham Serbia, and AmCham Bosnia, as well as directors and experts from the European Commission’s Directorates-General, including DG ENER (Energy), DG ENEST (Enlargement), DG Trade (Trade), DG TAXUD (Taxation and Fiscal Measures), and senior CEFTA officials.
Gjonaj Group operates in 13 countries worldwide in telecommunications and energy. The Western Balkans region is a particular focus for Gjonaj Group companies, including INFOTelecom, AlbSOLAR, and Ener Trade. Gjonaj Group which collaborates with all mobile operators in the Western Balkans, has invested in several photovoltaic renewable energy projects, and is also a major wholesale electricity trader active on all regional energy exchanges.
~
Gjonaj Group në Forumin e Dhomave Amerikane të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor me Komisionin Europian në Bruksel
Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, mori pjesë i ftuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë e Shqipërisë (AmCham) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë e Serbisë, në takimin Western Balkans Roundtable (Tryeza e Rrumbullaktë e Ballkanit Perëndimor) në Bruksel. Ky forum i rëndësishëm u organizua nga Dhomat Amerikane të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Komisionin Europian.
Z. Gjonaj theksoi në fjalën e tij rëndësinë e menaxhimit të rregullave të taksës CBAM për energjinë e rinovueshme në fushën e shitjeve nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Europian. Përafrimi i marrëveshjeve të tregtisë dhe industrisë me BE-në janë shumë të rëndësishme për biznesin në Ballkanin Perëndimor. U përmendën rregullat e CBAM për sa i takon energjisë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme dhe jo vetëm. Gjithashtu u ritheksuan koeficentët e CBAM të Ballkanit Perëndimor dhe aplikimi i verifkuesve të certifikuar nga BE.
“Gjonaj Group është një sipërmarrje shqiptare që operon në telekomunikacion dhe energji në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Jemi të interesuar për të bashkëpunuar me Dhomat Amerikane në rajon, dhe me anëtarët e tyre në këto vende. Integrimi i rajonit tonë në BE nis nga bashkëpunimet mes nesh në Ballkanin perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi i të gjithëve ne me partnerët europiane në biznes dhe në Komisionin Europian. Ky forum është me shumë rëndësi për sa i përket rregullave të CBAM dhe qartësimin mbi investimin në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Falenderojmë për ftesën Dhomën Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë (AmCham) dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë së Serbisë dhe në mënyrë të veçantë Delphine Sallard, Experte e Lartë dhe Zv/Presidente në Komisionin Europian për Taksat, CBAM dhe Green Taxation ”, tha ndër të tjera z. Gjonaj.
Z. Gjonaj ishte pjesë e panelit të diskutimit me drejtuesit më të lartë të Amcham Kosova, AmCham Maqedonia e Veriut, AmCham Serbia dhe AmCham Bosnja dhe drejtues dhe ekspertë të drejtorive të përgjithshme të Komisionit Europain si DG ENEST (Zgjerimi), DG ENER (Energjia), DG Trade (Tregtia), DG TAXUD (Taksat dhe Masat Fiskale), si dhe drejtues të lartë të CEFTA-s
Gjonaj Group, operon në 13 vende të botës në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë. Një rëndësi e veçantë i jepet rajonit të Ballkanit në tërësi, dhe veçanërisht Ballkanit Perëndimor nga kompanitë e Gjonaj Group, INFOTelecom, AlbSOLAR dhe Ener Trade. Gjonaj Group me kompanitë e saj operon me të gjithë operatorët celularë të Ballkanit Perëndimor, dhe ka investuar në disa projekte fotovoltaike në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe është gjithashtu një ndër tregtarët kryesore të energjisë elektrike me shumicë prezent në të gjitha bursat e energjisë së rajonit.









