ETMT Energy hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat dhe insinuatat e përmendura në qëndrimet publike dhe artikujt e individëve dhe disa mediave tradicionale dhe online në Kosovë, të cilat janë manipuluese dhe dezinformuese. Artikujt paraqesin në mënyrë selektive fakte të pjesshme, heqin kontekstin thelbësor dhe krijojnë insinuata mashtruese që shtrembërojnë perceptimin publik, dhe pa asnjë përcaktim nga një autoritet kompetent mbi aktivitetin e biznesit që do të mbështeste këto manipulime serioze, gënjeshtra dhe etiketime shpifëse, të bëra kundër ETMT Energy dhe personave të lidhur me këtë kompani.
ETMT Energy operon në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet në fuqi që rregullojnë tregun e energjisë. Kompania zhvillon biznesin e saj në përputhje me standardet profesionale, tregtare dhe rregullatore të zbatueshme në Kosovë dhe në sektorin e energjisë në rajon.
ETMT Energy është një kompani tregtare energjetike, jo një aktor politik. Prandaj, ajo nuk duhet të përfshihet ose të instrumentalizohet për mosmarrëveshje politike ose fushata zgjedhore. Debati publik mbi çështjet e tregut të energjisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës është legjitim dhe i rëndësishëm, por duhet të bazohet në fakte, informacion të verifikuar dhe raportim të ekuilibruar, veçanërisht kur rrezikohet reputacioni i një kompanie që vepron ligjërisht.
Përpjekja e artikujve për ta lidhur ETMT Energy me sjellje të paligjshme, ndikim politik, manipulim të tregut ose përkatësi të papërshtatshme rajonale është tërësisht e pabazuar dhe duket se është e dizajnuar për të krijuar sensacion dhe për të dëmtuar reputacionin e kompanisë.
Në veçanti:
- ETMT Energy mohon kategorikisht çdo përfshirje në aktivitete ose praktika të paligjshme që synojnë të dëmtojnë konsumatorët ose të manipulojnë çmimet e energjisë elektrike;
- ETMT Energy udhëhiqet nga një filozofi me ndikim social si pjesë e misionit të saj strategjik;
- Pronarët e vetëm të ETMT Energy janë bashkëthemeluesit z. Marin Gjonaj dhe z. Artur Micko dhe mohohet kategorikisht se ndonjë individ tjetër është i angazhuar në pronësi ose në ndonjë funksion të ngjashëm lidhur me ETMT Energy;
- ETMT Energy në Kosovë, është në pronësi 100% të Ener Trade Shpk në Shqipëri.
- Çdo marrëdhënie biznesi ose transaksion tregtar i ndërmarrë nga kompania kryhet në mënyrë të ligjshme, transparente dhe në përputhje me rregulloret e tregut;
- Ener Trade Shpk në Shqipëri është e specializuar në Tregtimin me Shumicë të Energjisë Elektrike me prani në 12 vende, e licencuar në Mal të Zi dhe në Shqipëri dhe, nëpërmjet kompanive bija dhe partnerëve të saj, e licencuar për Tregti me Shumicë të Energjisë Elektrike në Hungari, Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Greqi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
- Ener Trade Shpk në Shqipëri dhe kompanitë e saj bija kanë tregtuar fizikisht më shumë se 3 TWh energji elektrike në 12 vende çdo vit gjatë 5 viteve të fundit. Ener Trade Shpk në Shqipëri raportoi të ardhura të larta çdo vit, konkretisht 399 milionë euro në vitin 2022 dhe 199 milionë euro në vitin 2025.
- Ener Trade Shpk në Shqipëri është pjesë e Gjonaj Group Holdings dhe ka prani globale në më shumë se 15 vende, e themeluar që nga viti 2009, me më shumë se 1000 punonjës aktivë në më shumë se 20 kompani në të gjithë botën.
- ETMT Energy në Kosovë, pasi konkurroi në ankandin vjetor të KESCO-s për importet e energjisë së Kosovës për vitin 2026, e fitoi këtë ankand, duke ndjekur një procedurë shumë transparente, me procedurë ofertash të mbyllura me hapje publike të ofertave.
- Artikujt nuk arrijnë të ofrojnë raportimin e plotë lidhur me të dhënat e mësipërme, verifikimin faktik nga A në Zh.
- Artikujt dhe qëndrimet publike nuk i dhanë mundësi ETMT Energy të reagonte në mënyrë adekuate para publikimit, gjë që tregon qartë një qëllim dashakeq të etiketimit shpifës dhe manipulimit të perceptimit publik;
- Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe i aludimeve me ngarkesë politike përbën një sulm serioz ndaj integritetit dhe reputacionit profesional të kompanisë.
ETMT Energy mbetet plotësisht e përgatitur të bashkëpunojë me çdo autoritet kompetent në lidhje me çdo çështje që bie brenda mandatit ligjor të atij autoriteti. Kompania është e bindur se çdo shqyrtim objektiv dhe i ligjshëm i fakteve do të konfirmojë se akuzat e bëra kundër ETMT Energy janë pa baza.
Në të njëjtën kohë, ETMT Energy kërkon zyrtarisht:
- Publikimi i menjëhershëm i kësaj përgjigjeje me dukshmëri dhe rëndësi të barabartë me artikullin origjinal;
- Korrigjimi ose heqja e deklaratave të rreme, mashtruese dhe shpifëse në lidhje me ETMT Energy;
- Ndërprerja e publikimeve të mëtejshme që përmbajnë akuza të paverifikuara që dëmtojnë reputacionin dhe pozicionin tregtar të kompanisë.
ETMT Energy ruan të gjitha të drejtat dhe mjetet juridike të disponueshme sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë të drejtën për të ndjekur veprime ligjore, për të kërkuar dëmshpërblim, në lidhje me dëmin ndaj reputacionit dhe dëmin tregtar të shkaktuar nga publikimi dhe çdo shpërndarje e mëtejshme e akuzave të pabaza.
ETMT Energy mbetet e përkushtuar ndaj sjelljes së ligjshme të biznesit, transparencës, pajtueshmërisë rregullatore dhe angazhimit konstruktiv me institucionet, përfaqësuesit e medias dhe publikun.
Me respekt,
ETMT Energy
***********
Public refutation of manipulations, insinuations and baseless accusations against ETMT Energy in Kosovo
ETMT Energy categorically rejects the accusations and insinuations mentioned in public statements and articles by individuals and some traditional and online media in Kosovo, which are manipulative and disinformation. The articles selectively present partial facts, remove essential context, and create misleading insinuations that distort public perception, and without any determination by a competent authority on the business activity that would support these serious manipulations, falsehoods by omission and defamatory labeling, made against ETMT Energy and associated individuals.
ETMT Energy operates in full compliance with the applicable laws and regulations governing the energy market. The company conducts its business in accordance with the professional, commercial, and regulatory standards applicable in Kosovo and the wider regional energy sector.
ETMT Energy is a commercial energy company, not a political actor. It should therefore not be drawn into, or instrumentalized for, political disputes or electoral campaigning. Public debate on energy-market issues in the Parliament of the Republic of Kosovo is legitimate and important, but it must be based on facts, verified information and balanced reporting, particularly where the reputation of a lawfully operating company is at stake.
The articles attempt to associate ETMT Energy with unlawful conduct, political influence, market manipulation, or improper regional affiliations is entirely unfounded and appear designed to create sensationalism and damage the reputation of the company.
In particular:
- ETMT Energy categorically denies any involvement in illegal activities or practices intended to harm consumers or manipulate electricity pricing;
- ETMT Energy is guided by a social-impact philosophy as part of its strategic mission;
- The only ETMT Energy beneficiary owners are Mr. Marin Gjonaj and Mr. Artur Micko and categorically denies that any other individual is engaged in ownership or similar function with ETMT Energy;
- ETMT Energy in Kosovo, is owned 100% by Ener Trade Shpk in Albania.
- Any business relationships or commercial transactions undertaken by the company are conducted lawfully, transparently, and in accordance with market regulations;
- Ener Trade Shpk in Albania is specialized in Electricity Wholesale Trading with presence in 12 countries, licensed in Montenegro, and Albania and through its own daughter companies and partners, licensed for Electricity Wholesale Trading in Hungary, Italy, Slovenia, Croatia, Bulgaria, Greece, Serbia, Bosnia & Hercegovina, Kosovo and North Macedonia.
- Ener Trade Shpk in Albania, and its daughter companies has traded physically more than 3 TWh of electricity power in 12 countries every year last 5 years. Ener Trade Shpk in Albania reported high revenues every year, specifically 399 Million Euros in 2022 and 199 Million euros in 2025.
- Ener Trade Shpk in Albania is part of Gjonaj Group Holdings, and has presence globally in more than 15 countries, founded from 2009, with more than 1000 active employees in more than 20 companies worldwide.
- ETMT Energy in Kosovo, after competing in the annual KESCO auction for Kosovo energy imports for 2026, won this auction, following a very transparent procedure, with sealed-bid procedure with public bid opening.
- The articles fail to provide full above reporting, factual verification A-Z.
- The articles and public declarations did not provide an opportunity for ETMT Energy to adequately respond before publication which clearly states a malicious intent of defamatory labeling and manipulation of the public perception;
- The use of inflammatory language and politically charged insinuations constitutes a serious attack on the integrity and professional reputation of the company.
ETMT Energy remains fully prepared to cooperate with any competent authority in relation to any matter falling within that authority’s legal mandate. The company is confident that any objective and lawful review of the facts will confirm that the allegations made against ETMT Energy are unfounded.
At the same time, ETMT Energy formally requests:
- The immediate publication of this response with equivalent visibility and prominence as the original article;
- The correction or removal of false, misleading, and defamatory statements concerning ETMT Energy;
- A cessation of further publications containing unverified allegations that damage the company’s reputation and commercial standing.
ETMT Energy reserves all legal rights and remedies available under applicable law, including the right to pursue legal action, claim of damages, in relation to reputational and commercial harm caused by the publication and any further dissemination of the allegations.
ETMT Energy remains committed to lawful business conduct, transparency, regulatory compliance and constructive engagement with institutions, media representatives and the public.
Sincerely,
ETMT Energy


